Në Bërnjak të Zubin Potokut është vendosur një kontejner ku po zhvillohet procesi i votimit.
Gazetarja e T7, Blerta Zuka, në një lidhje direkte prej atje ka dhënë informacionet e fundit.
Ajo ka thënë se kushtet në këtë qendër të votimit nuk janë aq të mira.
Në pamjet që ka ndarë operatori, shihet se një dritare është dëmtuar e më pas është bërë përpjekje që të rregullohet.
Gazetarja Zuka tha se as nxemësja aty nuk është lëshuar për shkak se gjeneratori po shfrytëzohet vetëm për kamerat.