Votimi në Veri po monitorohet nga kamerat - Gazeta Express
string(41) "votimi-ne-veri-po-monitorohet-nga-kamerat"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2024 8:55

Votimi në Veri po monitorohet nga kamerat

Lajme

Gazeta Express

21/04/2024 8:55

Në qendrat e votimit në katër komunat veriore janë vendosur kamera për të monitoruar procesin.

Ky vendim u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së 11 prillit.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, kishte thënë se “vendosja e kamerave do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës”.

“Ruajtja e regjistrimit të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor që sipas ligjit bëhet brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve.”

Ato janë huazuar nga KQZ në Shqipëri.

Foto: Klan Kosova