Deputeti i Serbisë dhe antivaksisti dhe teoricieni i konspiracionit Branimir Nestoroviç pohoi se rezoluta për Srebrenicën, e cila po përgatitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, “tregon se Serbia dhe populli serb duhet të ndajnë rrugët me Perëndimin, dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në anën tjetër”.
Duke folur për efektet e mundshme të rezolutës në Srebrenicë, Nestoroviq tha se “ajo rezolutë paralajmëron Serbinë dhe serbët se ata kanë armiq seriozë – francezët, gjermanët, amerikanët dhe vendet e tjera perëndimore”.
“Shpresoj se kjo rezolutë do të ketë efekt që të shmanget më shumë perëndimi, marrëzia dhe humbja e kohës me BE-në dhe armiqtë e tjerë dhe më në fund të shkojmë në rrugën tonë, sepse kemi potencialin dhe mbështetjen e superfuqive Kinës dhe Rusisë”, tha Nestoroviq.
Ai beson se përgatitja e rezolutave në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe një sërë ngjarjesh të tjera tregojnë se Serbia duhet të trajtohet si vend armik.
“Ne kemi mbështetjen e dy superfuqive – Kinës dhe Rusisë dhe vendeve mike si Hungaria dhe Sllovakia. Prandaj, çfarë bën më shumë Perëndimi për ne? Kam humbur dhëmbët duke folur për këtë,” tha Nestoroviq.
Në tregun konkurrues të sotëm, shërbimi i personalizuar është parësor, dhe duke e ditur këtë, Petrol Company tashmë e...