Xhaka me Leverkusenin, të gatshëm për të shkruar historinë sot - Gazeta Express
string(61) "xhaka-me-leverkusenin-te-gatshem-per-te-shkruar-historine-sot"

Futboll

Gazeta Express

14/04/2024 11:02

Xhaka me Leverkusenin, të gatshëm për të shkruar historinë sot

Futboll

Gazeta Express

14/04/2024 11:02

90 minuta prej titullit. Kaq afër është Bayer Leverkusen për të shkruar historinë.

Klubi gjerman me një fitore eventuale sot në shtëpi ndaj Ëerder Bremenit, mund të shpallet matematikisht kampion në Bundesligë.

Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso gjendet në pozitën e parë me 76 pikë, 13 më shumë se Bayern Munich.

Xhaka me shokë nuk kanë pësuar as edhe një humbje të vetme në të gjitha garat këtë edicion, duke u treguar spektakolar.