Tifozi meksikan e lagu me birrë Pulisicin, e përzënë nga stadiumi - Gazeta Express
string(64) "tifozi-meksikan-e-lagu-me-birre-pulisicin-e-perzene-nga-stadiumi"

Futboll

Gazeta Express

01/04/2024 13:14

Tifozi meksikan e lagu me birrë Pulisicin, e përzënë nga stadiumi

Futboll

Gazeta Express

01/04/2024 13:14

Një tifoz meksikan ka mbetur pa e shikuar ndeshjen mes Kombëtares së shtetit të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një budallallëk të tij.

Tifozi në fjalë e lagu me birrë nga tribunat futbollistin amerikan, Chistian Pulisic në finalen e Ligës së Kombeve të CONCACAF, të cilën e fituan amerikanët.

Ylli i Milanit ishte duke e bërë një rivënie fundore kur tifozi vendosi ta bënte gjestin e pahijshëm, i cili më pas i kushtoi, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, një pjesëtar i stafit të sigurimit zbarkoi tek tifozi problematik dhe e largoi atë nga tribunat, duke e lënë pa e parë ndeshjen.

Incidenti ndodhi në fillim të lojës, respektivisht në 10 minutëshin e parë dhe kjo nënkupton se tifozi meksikan s’ka mundur ta shihte pjesën dërrmuese të lojës në tribuna.

SHBA-të fituan me rezultat 2:0 për ta ngritur më pas trofeun lartë pikërisht ish-futbollisti i Chelseat, Pulisic. /Gazeta Express/