Babai nga Gjilani raporton se i është zhdukur vajza e mitur: Doli për të shkuar në shkollë
Lajme
Gazeta Express
30/03/2024 8:37
Një burrë nga Gjilani ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza e tij e mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ai ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj, raporton Express.
“Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.