"Jam i bindur se Foda nuk i njeh të gjithë lojtarët", Canolli përmend mos-ftesën e Krasniqit dhe Zybës - Gazeta Express
string(99) "jam-i-bindur-se-foda-nuk-i-njeh-te-gjithe-lojtaret-canolli-permend-mos-ftesen-e-krasniqit-dhe-zybes"

Sport

Gazeta Express

24/03/2024 23:14

“Jam i bindur se Foda nuk i njeh të gjithë lojtarët”, Canolli përmend mos-ftesën e Krasniqit dhe Zybës

Sport

Gazeta Express

24/03/2024 23:14

Gazetari dhe komentatori i njohur, Florim Canolli, u shpreh i bindur se përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ende nuk i njeh të gjithë futbollistët e Kosovës.

I ftuar në emisionin sportiv “Favorit”, Canolli mbrojti këtë mendim duke përmendur mos-ftesën për Krasniqin dhe Zybën, shkruan Gazeta Express.

“Jam i bindur se Foda nuk i njeh të gjithë lojtarët, duke marrë parasysh se nuk u ftuan lojtarët si Ermal Krasniqi apo Qëndrim Zyba, që janë shumë të rëndësishëm. Krasniqi për formën që po kalon, kurse Zyba për pozicionin që luan”, tha Canolli në “Favorit”.

Gjithsesi, Canolli tha se duhet t’i jepet ende kohë Fodas dhe më vonë të gjykohet për punën e tij.

/Gazeta Express/