Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në atdhe para nisjes për në Armeni.
“Dardanët” po ushtrojnë nga e hëna në kampin nacional në Hajvali, nën drejtimin e trajnerit të ri, Franco Foda, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, në stërvitjen e sotme foli qendërmbrojtësi Fidan Aliti, i cili u shpreh optimist për dy miqësoret e marsit, ndaj Armenisë dhe kundër Hungarisë.
“Shpresojmë në rezultate pozitive dhe besoj që këto dy miqësore dhe ato në qershor do të na shërbejnë ta njohim filozofinë e trajnerit por edhe ai të na njohë neve…”, deklaroi Aliti. /Gazeta Express/