Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK.
Burime për mediat bëjnë me dije se drejtoresha e AKSH-it po merret në pyetje nga SPAK në lidhje me hetimet që po kryhen për ish-kreun e ARRHSH-së, Evis Berberi.
Të shtunën e kaluar GJKKO caktoi masën “arrest me burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Ervisa Lami dhe Valter Begaj.