Zvicra e publikon listën me tre shqiptarë, njëri prej tyre kishte luajtur për Kosovën - Gazeta Express
string(84) "zvicra-e-publikon-listen-me-tre-shqiptare-njeri-prej-tyre-kishte-luajtur-per-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2024 11:13

Zvicra e publikon listën me tre shqiptarë, njëri prej tyre kishte luajtur për Kosovën

Futboll

Gazeta Express

14/03/2024 11:13

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret e marsit.

Në mesin e të ftuarve i shohim tre futbollistë shqiptarë, të zakonshmit Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, si dhe Uran Bislimin, i cili në të kaluarën kishte luajtur shkurt për Kosovën në ndeshje miqësore, shkruan “Gazeta Express”.

Zvicra do të luajë me Danimarkën me 23 mars në udhëtim e më pas edhe me Irlandën pas tre ditësh, më 26 të këtij muaji, po ashtu në udhëtim.

Këto do të jenë mundësi të mira për trajnerin Yakin për ta parë formën e lojtarëve në vitin e Euro 2024. /Gazeta Express/