Në të gjitha shkollat e vendit nxënësit dhuruan lule për mësimdhënësit e tyre për t’i nderuar ata për festën e“7 Marsit”.
Ani pse gëzon pozitën e drejtoreshës, duart i ka të mbushura plot me lule.
Secila prej tyre ka një dedikim për udhëheqësen e shkollës fillore “Iliria”, Drita Marmullaku-Nishefci për nderë të festës së “7 Marsit”.
Tash e 30 vite pjesën më të madhe të jetës, ia kushtoi arsimit si mësimdhënëse e Edukatës Fizike.
Viti 1992 ishte fillimi i karrierës së saj, që ishten edhe vitet më të vështira që kaloi sistemi arsimor, e të cilat ajo i kalonte me vullnetin për edukimin e brezave.
Asokohe, ajo e koleget e saj përballeshin edhe me mentalitetin që vajzat nuk duhet të punonin.
Video e plotë, KËTU