Publikohen pamjet: Nën masa të rrepta sigurie, bëhet ekstradimi i "baronit" të drogës, Gëzim Çela - Gazeta Express
string(92) "publikohen-pamjet-nen-masa-te-rrepta-sigurie-behet-ekstradimi-i-baronit-te-droges-gezim-cela"

Lajme

Gazeta Express

07/03/2024 13:53

Publikohen pamjet: Nën masa të rrepta sigurie, bëhet ekstradimi i “baronit” të drogës, Gëzim Çela

Lajme

Gazeta Express

07/03/2024 13:53

Nën masa të rrepta sigurie, “baroni” i drogës Gëzim Çela është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri.

Pamjet janë publikuar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili shkruan se ekstradimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit me atë të Kosovës.

Ndër të tjera, Balla shtoi se ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla.