Kuvendi miraton mes tensioneve pr/ligjet në rendin e ditës - Gazeta Express
string(58) "kuvendi-miraton-mes-tensioneve-pr-ligjet-ne-rendin-e-dites"

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2024 10:56

Kuvendi miraton mes tensioneve pr/ligjet në rendin e ditës

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2024 10:56

Mes zhurmës, dhe tensioneve të shkaktuara nga deputetët e Rithemelimit, Kuvendi i Shqipërisë pr/ligjet në rendin e ditës.

Kuvendi miratoi në fillim ndryshimin e rendit të ditës, duke shtuar nismën e deputetes Evis Kushi për disa ndryshime në ligjin për arsimin dhe formimin profesional.

Duke parë që seanca nuk mund të vijonte normalisht, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj vijoi me votimin e pr/ligjeve.

Kështu, Kuvendi miratoi projektligjin “Për burimet ujore”.

Gjithashtu Kuvendi miratoi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizmin”, të ndryshuar”.

Sot u miratua edhe projektligji “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjin për arsimin dhe formimin profesional.

Teksa mazhoranca votoi projektligjet sipas rendit të ditës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kundërshtoi me tone të larta që nuk kishte kuorum.

“S’keni kuorim”, iu drejtua ai nënkryetares së parlamentit, Ermonela Felaj.

Felaj deklaroi se janë prezent në sallë 68 deputetë, Bardhi iu drejtua se “po shkel nenin 55 të rregullores”.

“Që në nisje të seancës, u kujdesa të them që është plotësuar kuorumi i nevojshëm. Pavarësisht sjelljes suaj, ne arrijmë të plotësojmë kuorumin”, u përgjigj Felaj.