Kryetari i Deçanit për Express: Qëndrimet e mia për Manastirin janë publike, përshëndetje e natën e mirë - Gazeta Express
string(102) "kryetari-i-decanit-per-express-qendrimet-e-mia-per-manastirin-jane-publike-pershendetje-e-naten-e-mire"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2024 18:08

Kryetari i Deçanit për Express: Qëndrimet e mia për Manastirin janë publike, përshëndetje e natën e mirë

Lajme

Gazeta Express

06/03/2024 18:08

Ecja tutje e agjendës së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të varet kryekëput nga epilogu që do të marrë çështja e kontestit pronës mes Komunës dhe Manastirit të Deçanit për të cilin kontest ka nxjerr vendim Gjykata Kushtetuese. Siç merr vesh Gazeta Express, Qeveria e Kosovës tashmë është bindur në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se finalizimi do të mbetet në dorën e autoriteteve lokale në Deçan, përkatësisht Drejtorisë së Kadastrës.

Besnik Velija

Gazeta Express ka kontaktuar sot gjatë ditës për këtë çështje ka kontaktuar Drejtorin për Gjeodezi dhe Kadastër të Komunës së Deçanit, Agron Musliajn, por i njëjti ka thënë se për këtë çështje mund të flasë vetëm kryetari Bashkim Ramosaj.

Express pas disa përpjekjeve, ka arritur që të vendos kontakt me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për ta pyetur për qëndrimin e tij për këtë çështje dhe nëse do të pranojë të përkrah vendimin e Qeverisë.

Ramosaj ka thënë se qëndrimet e tij për këtë çështje janë të njohura.

“Qëndrimet e mia janë publike, krejt publike”, ka thënë Ramosaj.

I pyetur tutje nëse do ta përkrah Qeverinë, Ramosaj s’ka pranuar që të flasë duke thënë “përshëndetje, natën e mirë”.

Një vit më parë kur kishte folur për këtë problematikë, Ramosaj kishte thënë se da të jetë në krye të Komunës nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“…mbledhje të jashtëzakonshme ku është qëndrim edhe i Asamblesë edhe i imi personal si qytetar që ky vendim dhe e kemi quajtur të ndikuar politikisht, me shumë gabime procedurale të cilat mund edhe t’i theksojmë nëse i hyjmë përmbajtjes. Ka shumë gabime juridike që edhe realisht janë precedane gjyqësore të papara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimi im është që unë si Kryetar Komune deri sa jam në mandatin si kryetar Komune nuk do e zbatoj këtë vendim si të tillë”, kishte deklaruar Ramosaj për Tëvë1./GazetaExpress/