Mbrëmjen e djeshme të ftuara në studion e “Big Brother Radio” kanë qenë Antoneta Koçi dhe Monika Lubonja, ndërsa Efi Dhedhes dhe Balina Bodinaku nëpërmjet lidhjeve telefonike, ku dhanë mendimin e tyre për debatin e ashpër mes banoreve Sara dhe Françeska brenda shtëpisë së Big Brother VIP
Rikujtojmë se gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Por sic thuhet edhe në promo-n e publikuar nga “Big Brother VIP”, kush do të përjashtohet dhe kush do të dënohet mbrëmjen e sotme?
Ish-finalistja e edicionit të dytë të BBV, Efi Dhedhes në lidhje me këtë situatë shprehu qëndrimin e saj dhe tha se:
“Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra DHE kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar”.
Elona: Ti je e mendimit që Sara duhet të përjashtohet pas asaj që bëri?
Efi: Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë.
Elona: Po gjuha e Françeskës? Fjalori i përdorur?
Efi: Është shumë i shëmtuar, unë prandaj e thashë edhe në fillim që i dënoj të dyja sjelljet. Nuk më pëlqejnë absolutisht. Unë jam një konkurrente e cila e di shumë mirë se çfarë do të thotë të bëhesh me nerva dhe të reagosh. Në vija të përgjithshme edhe nga gocat nuk e di nuk kam një lloj komenti pozitiv. Jam shumë e zhgënjyer.
Eni: E sheh Bardhin pjesë të kësaj:
Efi: Mos ma përfshi sepse nuk di çfarë të them për atë çun. (qesh)
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...