string(68) "partia-komuniste-e-rusise-po-kerkon-nje-hetim-per-vdekjen-e-stalinit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2024 11:06

Partia Komuniste e Rusisë po kërkon një hetim për vdekjen e Stalinit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2024 11:06

Partia Komuniste e Rusisë i kërkoi sot Shërbimit Federal të Sigurisë dhe Prokurorisë së Shtetit të hetojnë përfshirjen e mundshme të shërbimeve të inteligjencës perëndimore në vdekjen e liderit sovjetik Joseph Stalin në vitin 1953.

“Dëshmitë e shumta të bashkëkohësve të Stalinit flasin për mundësinë që lideri i popullit sovjetik të jetë helmuar nga agjentë nën ndikimin perëndimor, tha Presidenti i Partisë Komuniste të Rusisë”, Sergei Malinkovitch.

Sot, komunistët e Rusisë, të cilët u regjistruan si parti në vitin 2012, do të shënojnë 71 vjetorin e vdekjes së Stalinit, raporton Reuters.