Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton për takimin e zhvilluar më Bruksel me përfaqësuesit e opozitës serbe.
Pjesë e ekipt serb ishte edhe Borko Stefanoviq që dikur negocionte në emër të Beogradit.
Gjithsesi, Lajçak shkruan se opozitën serbe e ka informuar për të rejat në Dialog dhe ka mirëpritur interesimin e tyre për këtë çështje.
“Mirëprita sot në Bruksel përfaqësuesit e opozitës serbe. Dëgjova me vëmendje vlerësimin e tyre për situatën në Serbi dhe i informova me të rejat rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. E mirëprita interesimin e tyre, pasi Dialogu është çështje e interesit kombëtar”, shkruan Lajçak, transmeton Express.
Welcomed Serbian opposition representatives in Brussels today. Carefully listened to their assessment of the situation in Serbia and updated them on the Dialogue on normalisation of relations with Kosovo. I welcomed their interest, as the Dialogue is a matter of national interest pic.twitter.com/2DoMiODEoF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 26, 2024
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...