Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e dytë në kuadër të Rrethit të Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.
Pas fitores ndaj Irlandës të enjten në Prishtinë, të udhëhequrit e Rami Hadar synojnë triumfin edhe sot ndaj Azerbajxhanit, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Baku, me fillim prej orës 11:00 sipas kohës tonë lokale.
12-shja e Kosovës nuk ka ndryshuar nga ndeshja e kaluar.
Për Kosovën do të jetë kjo ndeshja e fundit për këtë muaj.
Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës. /Gazeta Express/
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...