Jeta në Turqi një vit pas tërmetit shkatërrues - Gazeta Express
string(46) "jeta-ne-turqi-nje-vit-pas-termetit-shkaterrues"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2024 12:25

Jeta në Turqi një vit pas tërmetit shkatërrues

Lajme

Gazeta Express

07/02/2024 12:25

Një vit pas tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë, banorët që shpëtuan, tash jetojnë në tenda ose shtëpi të improvizuara dhe me kujtimet për të afërmit që i humbën.

Tërmeti prej 7.7 shkallësh që e goditi juglindjen e Turqisë mëngjesin e 6 shkurtit të vitit 2023, u përcoll nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë. Nga këto tërmete humbën jetën më shumë se 53.000 njerëz në Turqi dhe rreth 6.000 të tjerë në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të grupeve monitoruese. Tërmetet rrafshuan qytete dhe zona të tëra vendbanimesh duke lënë miliona të pastrehë, shkruan REL.

Një mace në një dritare të një ndërtese të dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar, në Hatay, Turqi, 5 shkurt 2024. Tërmetet prej 7.8 ballësh në orët e para të 6 shkurtit 2023, rrafshuan qytete dhe zona të tëra dhe vranë më shumë se 53.000 njerëz në Turqi dhe gati 6.000 në Sirinë fqinje dhe la miliona të pastrehë.
Një vend tashmë i pastruar ku kishte ndërtesa para tërmetit të vitit të kaluar, shihet përmes dritares së një ndërtese të dëmtuar në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Në njëvjetorin e tërmetit shkatërrues, njerëzit u mblodhën për të përkujtuar familjarët dhe miqtë e tyre të humbur, në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Hatixhe Altinoz duke pritur një kamion për t’i ngarkuar gjësendet e saj të marra nga shtëpia e saj e dëmtuar më pak, e cila do të prishet, në Hataj, Turqi, shkurt 2024.
Gulcan Yilmaz, 47 vjeçe, e cila u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës tetëkatëshe Sendag pesë ditë pas tërmetit të vitit të kaluar dhe humbi këmbët dhe krahun e djathtë, qëndron ulur në shtëpinë e saj të improvizuar në lagjen Ekinci të Antakias, në provincën Hataj, Turqi, janar 2024.
Një burrë duke qarë pranë një varri në varrezat e viktimave të tërmeteve të 6 shkurtit në Hataj. Tërmetet vranë më shumë se 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe atyre të grupeve monitoruese.
Serap Bas, 38 vjeçe, tregon një foto me burrin e saj Omer Bas, 43 vjeç, dhe fëmijët e saj Nil Cemre Bas dhe Ekrem Bugra Bas, të cilët vdiqën të gjithë gjatë tërmetit të vitit të kaluar. Serap  dhe vajza e saj 8 vjeçe, Ecrin Gokce Bas, u fotografuan në zonën pastruar ku dikur ndodhej shtëpia e tyre, në Hataj, Turqi, shkurt 2024.

Megjithatë, Qeveria e Erdoganit nuk e ka përmbushur premtimin dhe tani synon që të ndërtojë 200.000 njësi banimi deri në fund të vitit 2024.

Advertisement
Advertisement
Advertisement