Girona dhe Real Sociedadi ndajnë pikët - Gazeta Express
string(38) "girona-dhe-real-sociedadi-ndajne-piket"

Sport

Gazeta Express

03/02/2024 23:01

Girona dhe Real Sociedadi ndajnë pikët

Sport

Gazeta Express

03/02/2024 23:01

Girona dhe Real Sociedadi kanë ndarë pikët në përballjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Estadio Municipal de Montilivi” përfundoi baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

Girona ia doli të shënontë përmes Yangel Herrera (24′), por që goli i tij u anulua nga VAR- për pozitë jashtë loje.

Për skuadrën katalunase është një hap prapa në garën e tyre për titullin e kampionit në Spanjë, pasi tani janë një pikë prapa liderit, Real Madridit.

Girona është e dyta në tabelë me 56 pikë, teksa “Los Blancos” kanë 57 dhe një ndeshje më pak. Real Madridi do të zhvillojë të dielën mbrëma derbin e kësaj jave ndaj rivalit lokal, Atletico Madridit.

Ndërsa, Real Sociedadi mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement