Autobusi kosovar aksidentohet në Kroaci, kompania: Pasagjerët nuk u lënduan - Gazeta Express
string(73) "autobusi-kosovar-aksidentohet-ne-kroaci-kompania-pasagjeret-nuk-u-lenduan"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2024 19:58

Autobusi kosovar aksidentohet në Kroaci, kompania: Pasagjerët nuk u lënduan

Lajme

Gazeta Express

24/01/2024 19:58

Një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours” është përfshirë në një aksident trafiku, pasditen e sotme, në Kroaci.

Nga kompania “Deva Tours” kanë deklaruar se pasagjerët që kanë qenë në autobusin e tyre nuk kanë pësuar lëndime trupore dhe po vazhdojnë me një autobus tjetër.

“Pasagjerët të gjithë pa lëndime, po vazhdojnë me një autobus tjetër drejt destinacionit” – kanë thënë shkurt nga kompania për Gazetën Sinjali.

Akoma nuk dihet se cili është shkaktari i aksidentit.