string(108) "si-kapadai-sylejmani-njerin-nga-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-lulzimit-prindi-i-vete-e-kishte-ndale-nga-shkolla"

Lajme

Gazeta Express

23/01/2024 22:06

“Si kapadai” – Sylejmani: Njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Lulzimit, prindi i vetë e kishte ndalë nga shkolla

Lajme

Gazeta Express

23/01/2024 22:06

Ish eprori policor, Rrahman Sylejmani, në “Pressing” të T7 ka thënë se njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut prindi i vet e kishte ndalë nga shkolla.

“Unë kam informata që njëri prej tyre nuk është përjashtu nga shkolla, po prindi i vet ka shku ia ka marrë dokumentacionin në shkollën sepse i kanë shterr mundësitë menaxhmenti i shkollës. I ka shterr mundësitë sepse kishin pasë marrë masa se ai ka pasë probleme me nxënësa tjerë se janë sjellë si kapadai. Prindi i ka nxjerr dokumentet sepse nuk i ka lënë vend më, shkolla i ka marrë masat  dhe e ka hjek prej shkollës por ai ka vazhdu me aktivitete të veta”, tha ai. /GazetaExpress/