Fillon dëshminë dëshmitari i 41-të në Hagë, është i afërm i një personi të vrarë e zhdukur në Drenoc - Gazeta Express
string(99) "fillon-deshmine-deshmitari-i-41-te-ne-hage-eshte-i-aferm-i-nje-personi-te-vrare-e-zhdukur-ne-drenoc"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2024 14:24

Fillon dëshminë dëshmitari i 41-të në Hagë, është i afërm i një personi të vrarë e zhdukur në Drenoc

Lajme

Gazeta Express

17/01/2024 14:24

Në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Atje ka filluar dëshminë dëshmitari i 41-të.

E gjithë seanca pritet të zhvillohet e mbyllur. Dëshmitari sipas përmbledhjes së lexuar nga Prokuroria, është i afërm i një personi që është vrarë e zhdukur në Drenoc.

“Është i afërm i një viktime që pretendohet se është vrarë e zhdukur nga Drenoci. Dëshmitari përshkruan veprimtaritë e viktimës para se të zhdukej. Herën e fundit që e ka parë, dhe përpjekjet për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur këtij personi. Për shkak të natyrës që kemi dhe masat mbrojtëse”, tha prokurori.

Të gjitha seancat gjatë kësaj jave kanë qenë të mbyllura.