Mustafa: Autonomia territoriale me llojin e vetmenaxhimit të Kurtit është e rrezikshme - Gazeta Express
string(85) "mustafa-autonomia-territoriale-me-llojin-e-vetmenaxhimit-te-kurtit-eshte-e-rrezikshme"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2024 7:17

Mustafa: Autonomia territoriale me llojin e vetmenaxhimit të Kurtit është e rrezikshme

Lajme

Gazeta Express

17/01/2024 7:17

Ish kryeministri i Kosovës,  Isa Mustafanë ka folur për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në veri të Kosovës. Ai tha se nuk pret se mund të ketë luftë të drejtpërdrejt me Serbinë. Por, sipas tij paraqet rrezik se Serbia do ta atakojë sovranitetin e Kosovës përmes grupeve të ndryshme që janë në veri të Kosovës.

Ai tha se qeveria aktuale duhet të bashkëpunojë më partnerët ndërkomëbëtarç në rend të parë SHBA-në që të gjejë një zgjidhje, e cila sipas tij nuk e prek Kushtetuën e Kosovës.

“Një autonomi territoriale me këtë vetmenaxhimin me të cilin zoti Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij janë që të kamuflojnë në cështjen e asociacionit , unë mendoj se mund të jetë e rrezikshme sepse jemi ne vend i vogël që te kemi një autonomi të shtrirë në tërë territorin e Kosovës.”, tha Mustafa.

Ai gjithashtu i komentoi edhe sondazhet të cilat tha se i sheh si mjaft brengosëse

“Sepse situatën nuk e kemi në vend të tillë që një subjekt politik të merr një përkahje të tillë qytetarëve. Mirëpo politikat populliste që zoti Kurti i ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe unë mendoj se kanë krijuar një përkahrje të tillë, sepse te qytetarët tanë , te mentaliteti ynë vlenë që një flamur që ngirtet në veri e të duartrokitet”, tha Mustafa.

Derisa sipas tij situata politike, pastaj ekonomike, e ajo në raport më marrëdhniet ndërkombëtare, nuk është në gjendje të mirë.

“Këtë e marr si një konsumim të një popullizmi të qytetarëve të cilët nuk  e kanë përjetuar për një kohë  të gjatë dhe tani po e konsumojnë, por mendoj se do t’i bëjë dëm të madh Kosovës”, tha Mustafa, duke shtuar se asnjëherë nuk ka menduar të ndjek politika populiste.

Tha se po të ishte sërish në këtë post nuk do të bëntë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë se kisha bo sepse kam hyrë një herë dhe kam dalë për 50 ditë nga ai koalicion dhe kam pa se nuk ka koalicion të mirëfilltë dhe të sinqertë më Vetëvendosjen, dhe pikëpamjet e Vetëvendosjes edhe për qeverisjen edhe për vendin dallojnë me pikëpamjet që i ka LDK-ja, prandaj është shumë vështirë me gjetë një rrugë të përbashkët.”, tha Mustafa në RTV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement