Jetmir Topalli protagonist në Turqi, feston Manisa FK - Gazeta Express
string(52) "jetmir-topalli-protagonist-ne-turqi-feston-manisa-fk"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2024 14:48

Jetmir Topalli protagonist në Turqi, feston Manisa FK

Futboll

Gazeta Express

14/01/2024 14:48

Jetmir Topalli shfaqet vendimtar në fitoren 2-1 që Manisa FK arriti në shtëpi kundër Kocaelisporit, në ndeshjen e divizionit të dytë në Turqi.

25-vjeçari nga Kaçaniku e nisi si titullar për vendasit, ndërkohë që Meriton Korenica dhe David Domgjoni u futën në fushë në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që Manisa gjeti golin e tri pikëve në minutën e 50’. Topalli, autor i 6 ndeshjeve me përfaqësuesen e Kosovës, dhuroi një asist për Oguz Gurbulak.

Dhe 31-vjeçari turk mposhti portierin kundërshtar me një parabolë, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij. Ky ishte asisti i tretë sezonal për Topallin, i cili ka shënuar edhe po kaq gola me Manisa FK.