“Betimi për Drejtësi” ka bërë një hulumtim se si sistemi gjyqësor i trajton rastet e të drejtës së autorit dhe të drejtat e përafërta.
Producenti Fatmir Spahiu prej pesë vjetësh është në kërkim të drejtës së tij si producent i filmit “Engjujtë janë larg” pasi platforma IPKO e transmetoi pa autorizim.
Ai tregon se si kompania IPKo nuk i është përgjigjur atij dhe se sa herë ishte transmetuar filmi gjatë një periudhe dymujore.
Eksperti financiar erdhi në përfundim se dëmi ishte zero në këtë rast.
