Kulturën kosovare vitin e kaluar e elektrizoi ‘Manifesta 14’, duke shndërruar hapësira të braktisura në hapësira për vizitorë vendorë e të huaj. Gjatë vitit, Prishtina, vendi ynë në përgjithësi, iu kthye avazit të vjetër, me aktivitete grupore e individuale. Por, për vendin tonë infuzion kulturor vazhdojnë të mbesin hapësirat alternative, nismat individuale të artistëve
Përgatiti Donjeta Abazi
Përkundrejt institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës, hapësirat tjera që jo domosdo janë nën dirigjim, ofruan në format e veta, mundësi për publikun tonë që të përcjellin ngjarje kulturore.
Nëse e nisim me teatro, pos Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit ‘Oda’, Teatrit ‘Adriana’ të Ferizajt dhe atij të Gjilanit, nëpër qytetet tjera, ka një ngecje, e cila domsdoshmerisht lidhet me (keq)menaxhim. Teatri i Mitrovicës që mban emrin ‘Muharrem Qena’, pos festivalit të komedisë ‘Mittrixfest’ dhe shfaqjes ‘Vampiria’, që u dha gjatë gjithë vitit 2023, nuk i ofroi publikut diçka tjetër. Njëjtë janë edhe teatrot tjera të qyteteve tjera.
Krejt çka pat neper teatrot më të frekuentuara:
Teatri Kombëtar i Kosovës
TKK pati pesë premiera e shumë repriza këtë vit. “Udhëtimi i gjatë drejt natës”, “1984”, “Fuasti”, “All about IV”, dhe “Shtëpia e Zotit” u dhanë premierë. Përveç premierave në TKK u mbajtën repriza e evente tjera. “Club Albania” mbetet shfaqja më më se shumit repriza dhe më më se shumti publik. Pjesë e reporterit ishin edhe ‘FemArt’ shfaqja mysafire nga Teatri Kombëtar Slloven “Pesë llojet e heshtjes” dhe ngjarje tjera për të shënuar data të caktuara kulturore. Bashkëpunimi i TKK me Trupën Teatrore të Shqipërisë rezultuan me dy shfaqjet ‘All About IV’ me regji të Hervin Çulit dhe “Shtëpia e Zotit” me regji të Ilir Bokshit.
Festivali ‘Moisiu’ që vitin e ardhshëm Prishtina do t’i bëjë konak, u mbajt nga data 20 deri më 27 nëntor në Tiranë. Festivali i Teatrit Shqiptar i solli publikut shfaqje vetanake nga teatrot e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunime nga tri vendet poashtu. Nga festivali aktorja më e mirë u zgjodh Edona Reshitaj (Gadjo), aktori më i mirë Adem Karaga (Nyjat), për regjinë më të mirë u vlerësua Igor Mendjisky (1984).
Teatri ODA
‘Audienca e Vaclav Havelit’, ‘Burrnesha’, ‘Pas’humbja’, ‘Pesë stinët e armikut të popullit’, ‘Inspektor Limi’, ‘Kthimi i Karl Majit’, ‘Arbri’ (premierë), ‘Stiffler’, ‘The Handke Project’, ‘Gadjo’, ‘Negotiation Peace’ (premierë), Charles III (premierë), janë shfaqjet që e mbajtën reporterin e Odes nga janari në dhjetor.
‘Oda’ ndau hapësirë edhe për plot evente të tjera, përfshirë këtu: lexime skenike, ‘Prishtina Jazz Festival’, festivali ‘Mirëdita, Dobar Dan’, Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë ‘polip’, Festivali FemArt, ‘Kosovo Theatre Showcase’ etj.
Teatri Oda vazhdon të mbetet si njëra nder pikat e referimit për publikun e vendit tonë, të cilët janë të interesuar në ngjarjet kulturore, duke potencuar këtu shfaqjet.
Teatri i Gjilanit, pati një vit me aktivitete, gjatë vitit 2023 teatrin e vizituan 13.275 vizitorë, u dhanë mbi 120 shfaqje e repriza, u realizuan 5 premiera përfshirë ‘Fausti’ dhe ‘Tartufi’. Shfaqja ‘E vërteta’ u dha reprizë afro 40 herë.
‘Adriana’ pati gjashtë premiera, dy prej tyre produksione të plota të Teatrit Adriana, ndërsa katër premiera të tjera në bashkëpunim. Edhe pas shumë polemikave rreth financimit të Festivalit të Teatrove në Ferizaj këtë vit, në fund u vendos që festivali të ketë financim të përhershëm.
‘Dodona’ këtë vit pati ‘Dhoma e ditës’, monodramën ‘Dera’, shfaqjen mysafire nga Zagrebi ‘Torba’, ‘Top Girls’ dhe ‘Venus’ në skenën e mbrëmjes. Nga janari në dhjetor, ‘Dodona’ që njihet si teatri i kukullave, rëndësinë më të madhe ua dha shfaqjeve për fëmijë.
Galeria Kombëtare ishte nikoqire e ekspozitave të shumta gjatë vitit 2023.
Ekspozita Ndërkombëtare Çmimi ‘Muslim Mulliqi’ ‘Intertitles’, ‘Strange Seed’, ‘Bliss’, ‘ Exploring Home’, ‘Rishikime’, ‘Nga e para’, ‘Ateleja e piktorit të panjohur’, ‘Mbi lum’, ‘Brand new Ancients’ dhe ‘Kujtimet e së nesërmes’.
Pjesë e këtij viti në 2023 ishin edhe Guidat në Galerinë Kombëtare, promovimi i librave “Belbëzimet e Universalitetit” dhe “Limitet e Reprezentimit”, me autorë Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada. GKK ishte pjesë e projektit “Ndërmjetësimi Kulturor dhe Artistik” i cili kishte për qellim lehtësimin e një procesi përmes të cilit të kuptuarit e ekspozitave bashkëkrijohet me vizitorin, dhe pjesëmarrësit luajnë një rol po aq integral dhe proaktiv sa ndërmjetësuesi gjatë vizitës.
Muzeu Kombëtar i Kosovës nuk pati shumë ekspozita e megjithatë shumë vizitorë. Objekti i Muzeut i cili përfshinë edhe kompleksin ‘Emin Gjikau’ dhe muzeun ‘Shtëpia e Pavarësisë’ mbetet hapësira më e vizituar në vend. Tek kompleksi ‘Emin Gjiku’ gjatë këtij viti publiku u përqendrua edhe për dy arsye shtesë krahas vizitës së vet objektit. Historia e Ferdonije Qerkezit (e cila shpjegohet përmes tavolinës të vendosur aty) dhe shfaqja ‘Babai dhe Babai’ që flet për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, i shtuan numrin e vizitorëve këtyre hapësirave.
Baleti Kombëtar i Kosovës i servoi publikut kosovar këtë vit ‘Correr o Fado’ dhe ‘Arrëthyesin’. Krahas ‘Time’, ‘Exil’, ‘Sisters’, Baleti solli premierën botërore të shfaqjes klasike ‘Arrëthyesi’. Trupa e Baletit pati rrugëtim të denjë jashtë vendit, udhëtuan për herë të parë në Austri e ShBA, me ‘Correr o Fado’ u prezantuan në Austri ndërsa në Amerikë më shfaqjen ‘Migrimi’. Për herë të fundit këtë vit Baleti u ftua në Ulqin.
‘Arrëthyesi’ që pati premierën me 16 dhjetor llogaritet si ndër ose projekti më i madh i realizuar nga Baleti Kombëtar, duke sjellë në Prishtinë një vepër klasike të përmasave botërore.
Kalendarin kulturor kosovar e shënuan edhe ngjarje tjera përfshirë ‘Panairin e Librit 2023’, promovime librash, ekspozita të artistëve, aktivitetet në Galerinë ‘Qahili’, Galerinë 17’, mbajtja e ‘Dokufest’, hapja e qendrave të reja kulturore përfshirë këtu Qendrën ‘Barabar’ dhe hapësirës së re ‘Open Art Gallery’ e cila u shoqërua me hapjen e ekspozitës “Armëpushim”.
Panairi u mbajt me 6-11 qershor, në ditën hapëse të Panairit, shkrimtari Kadare erdhi si i ftuar special.
‘Kino Armata’ po ashtu mbajti net të filmave evropian, duke bërë hapësirë për dokumentar e filma vendor.
Qendra Kinematografike e Kosovës nuk dërgoi asnjë film në ‘Oscars 2023’ e megjithatë pati premiera botërore e prodhimet që u mbështeten nga Qendra garuan për çmime të ndryshme ndërkombëtare.
PriFest solli si në çdo edicion risi në fushën e filmave, pos bashkëpunimeve ndërkombëtare, festivali pati në program kategorinë garuese të filmave të metrazhit të mesëm (i vetmi festival me një kategori të tillë).
Shtëpia Botuese ‘Dukagjini’ inicioi idenë për audiolibrin. “Dashuri dhe pedagogji” i pari libër në formatin audiobook, me leximin e aktorit dhe shkrimtarit Shpëtim Selmani.
Prizreni mirëpriti edicionin e dytë të Festivalit të Teatrove, duke sjell në
‘Lumbardhi’ e lokacione tjera shfaqje nga Ukraina, Bullgaria, Greqia, Sllovakia, Mali i Zi, Italia etj.
Gjatë këtij viti, Hazir Reka pati ekspozitën personale mbi rezistencën kosovare të para 33 viteve. Në katin e parë të Hotelit ‘Grand’, në Prishtinë, shumë fotografi të Hazir Rekes i shpalosen kujtimet e rezistencës kosovare duke përfshirë fotografinë emblematike të Faik Rexhepit.
‘Chopin Piano FEST Prishtina’, festivali i muzikës klasike që mbahet tash e disa vite me radhë në Prishtinë, këtë vit shënoi edicionin e 13-të. Për një muaj rresht, nga data 9 maj deri më 9 qershor, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare u bën bashkë artistë nga vende të ndryshme të botës.
Muzeu i Mitrovicës bëri punë të mirë, duke mbajtur ekspozita e konferenca në të mirë të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e fundit që u hap në Muze ishte për gruan e parë fotografe e titulluar “Gruaja e Parë Fotografe në Mitrovicë znj. Myzejene Zymi”.
‘Anibar’ në anën tjetër që u mbajt nga 17 deri me 23 korrik të këtij viti, solli në Pejë program filmash të animuar me temën e këtij edicioni, “Dashni.”
Krahas aktiviteteve, krahas fondeve që u ndanë, krahas pakënaqësive të artisteve e OJQ-ve, Kosova mbylli edhe një vit tjetër me kalendar kulturor të përzier. Fusha e preferuar e MKRS-së edhe këtë vit mbeti fusha e trashëgimisë kulturore dhe me shumë gjasa do të vazhdoj të mbetet për kohë të gjatë.
Kosovës nuk iu kthyen rreth 1200 artefaktet që i mban Beogradi as këtë vit.
Orhan Pamuk nuk e vizitoi Kosovën.
Grupi ‘Jericho’ do të financohet për promovimin e albumit të tyre të ri.
Objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës do të mbetet në renovim dhe publiku do të vazhdojë ta frekuentojë amfiteatrin në Pallatin e Rinisë, ndërsa viti 2028 do ta gjejë (ndoshta) vendin tonë me një objekt të ri, atë të Muzeut të Artit Bashkëkohor.
E megjithatë u votua ligji për kulturë, i cili përfshinë lehtësimin e çështjeve burokratike, një lehtësim për artistet e OJQ-të të cilat aplikojnë për fonde në MKRS, sepse rëndom arsyeja më e shpeshtë e refuzimit të tyre në arsyetimin e komisionit është pikërisht kjo, gabimi në aplikim.
Pak a shumë këto ndodhen në kulturën e vendit tonë këtë vit, me shpresën që vitet e ardhshme Kosovën do ta gjejnë me objekte dinjitoze të hapësirave kulturore kështu që kur të ftohen artistë ndërkombëtar për të përformuar, publikut mos të ndjehet keq për ta.
/Gazeta Express
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...