Bojaxhi sjell gjetjet e ADN-së: Fisi Kelmend është më i madhi, është linjë dardane - Gazeta Express
string(80) "bojaxhi-sjell-gjetjet-e-adn-se-fisi-kelmend-eshte-me-i-madhi-eshte-linje-dardane"

Lajme

Gazeta Express

26/12/2023 21:59

Bojaxhi sjell gjetjet e ADN-së: Fisi Kelmend është më i madhi, është linjë dardane

Lajme

Gazeta Express

26/12/2023 21:59

Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtuesi i projektit “Rrënjet” është i ftuar në “Pressing” të T7, ku tha se në Kosovë fisi Kelmendi për nga numri është më i madhi.

“Kelmendi edhe nga ana demografike është fisi më i madh edhe në Malësi të Shqipërisë, në numër është më i madh se gjitha fiset e tjera sepse kap shqiptarët e Malit të Zi dhe shqiptarët në Kosovë dhe Shqipërisë. Vatra e Kelmendit është zona ku është sot kufiri Shqipëri-Mali i Zi”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

“Është linjë e sigurtë dardane”, tha ai për fisin Kelmendi.

“Kelmendi ka shpërndarje goxha të madhe, kuptohet në Rugovë dhe zonat e Dukagjinit. Edhe në Shqipëri ka një shpërndarje, deri në Lezhë”, Bojaxhi.