Vitia: Për herë të parë në Kosovë do të fillojë shërbimi me sedacion inhalator - Gazeta Express
string(77) "vitia-per-here-te-pare-ne-kosove-do-te-filloje-sherbimi-me-sedacion-inhalator"

Lajme

Gazeta Express

21/12/2023 16:20

Vitia: Për herë të parë në Kosovë do të fillojë shërbimi me sedacion inhalator

Lajme

Gazeta Express

21/12/2023 16:20

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për një shërbim të ri në repartin e stomatologjisë që do të funksionalizohet në Kosovë.

Vitia tha se shërbimi me “sedacion inhalator” në Klinikën Stomatologjike Universitare do të ndihmojë pacientët me disa probleme.

Postimi i plotë:

Edhe një shërbim i ri këtë vit – stomatologjia publike me “Sedacionin inhalator (N2/02)”

Për herë të parë ky shërbim stomatologjik pediatrik, do të funksionalizohet në vendin tonë.

“Sedacioni inhalator” tek pacienti nuk shkakton analgjezion të plotë, por me të:

⭕lehtësohet përballja me trajtimin

⭕reduktohet frika dhe ankthi gjatë trajtimit

⭕rrit pragun e ngacmueshmërisë së dhimbjes

⭕minimizohen lëvizjet e padëshirushme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik 

⭕përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi i pacientit me mjekun

Fillimit të shërbimit me “sedacion inhalator” i parapriu hartimi i “Udhërrëfyesit Klinik” i punuar nga ekspertët tanë.

Tani Qendra Klinike Stomatologjike Universitare u pajis me aparaturën e veçantë për këtë shërbim.

Shërbimet stomatologjike dhe edukimin parandalues tek fëmijët i kemi prioritet.

⌛Së shpejti me risi jashtëzakonisht të dobishme nga kjo Qendër.

🔆Vijojmë me shërbime të reja publike në çdo fushë.