Lefter Alla kërkon pafajësinë: Shiheni mirë këtë punë, i kam shërbyer popullit me ndershmëri dhe përkushtim - Gazeta Express
string(105) "lefter-alla-kerkon-pafajesine-shiheni-mire-kete-pune-i-kam-sherbyer-popullit-me-ndershmeri-dhe-perkushtim"

Shqiperi

Gazeta Express

21/12/2023 13:10

Lefter Alla kërkon pafajësinë: Shiheni mirë këtë punë, i kam shërbyer popullit me ndershmëri dhe përkushtim

Shqiperi

Gazeta Express

21/12/2023 13:10

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar nga Gjykata e Posaҫme, që ta shpall të pafajshëm.

Në seancen e sotme, Alla dhe avokatët paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.

“Jam i pafajshem jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizes. I kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dore nga biznesi. Nuk pasur përvoja të tjera në administrate. Lashë biznesin tim per t’i shërbyer popullit. Kam marre nga pjesa e familjes time per t’ia vene ne dispozicion popullit”,shprehet ai.

Në fund të fjales së tij, ai iu drejtua gjykatës duke i thënë: “Shiheni me kujdes këtë punë”.

Ndërsa prokuroren e akuzoi se nuk e ka marre në pyetje.

Në përfundim, ish-kryebashkiaku kërkoi pafajësi.

Alla, u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.