104 qytetarë të vdekur në aksidente këtë vit, Sveçla përmend disa masa: Lëvizja e komandantëve, më shumë radarë dhe kamera statike nëpër rrugë - Gazeta Express
string(139) "104-qytetare-te-vdekur-ne-aksidente-kete-vit-svecla-permend-disa-masa-levizja-e-komandanteve-me-shume-radare-dhe-kamera-statike-neper-rruge"

Lajme

Gazeta Express

20/12/2023 10:39

104 qytetarë të vdekur në aksidente këtë vit, Sveçla përmend disa masa: Lëvizja e komandantëve, më shumë radarë dhe kamera statike nëpër rrugë

Lajme

Gazeta Express

20/12/2023 10:39

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se po marrin masa pas aksidenteve të ditëve të fundit, me theks atë në Prizren ku si pasojë e një gare ilegale humbën jetën tre të rinj.

Sveçla doli në një konferencë për media së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, ku foli për masat e ndërmarra së fundmi.

“Ndër masat e ndërmarra deri tani është inicimi i hetimit diciplinor për përgjegjësi menaxheriale, lëvizja e dy komandantëve të njësive të trafikut, plani i ri operativ për sigurinë në trafikun rrugor, kyçja e të gjitha institucioneve tjera, e sidmosos Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar edhe më shumë radarë dhe kamera statike nëpër rrugë, autostrada dhe rrugët magjistrale”, tha ai.

Sveçla iu kërkoi prokurorëve dhe gjykatësve “masa më të rrepta”, ndërsa pati një apel edhe për shoferët.

“Apeloj te të gjithë vozitësit për respektim të rregullave për respektim të rregullave dhe kujdes të shtuar në komunikacion”, tha ai.

Këtë vit, ministri tha se 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente, ndërsa Policia e Kosovës ka shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara të jashtëligjshme automobilistike.

Në mesin e masave të ndërmarra për parandalimin e përsëritjeve të këtyre aksidenteve, Sveçla tha se “zyrtarët e trafikut janë pajisur me kamera trupore” dhe se janë futur në funksion “vetura me pajisje inteligjente për evidentimin elektronik të shkeljeve në komunikacion”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement