Faton Neziri, ylli i javës në Superligë - Gazeta Express
string(38) "faton-neziri-ylli-i-javes-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

18/12/2023 14:27

Faton Neziri, ylli i javës në Superligë

Futboll

Gazeta Express

18/12/2023 14:27

Faton Neziri është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 18-të të Superligës së futbollit, çmim ky që e ndan Federata e Futbollit të Kosovës pas çdo xhiroje.

Futbollisti anësor e ndihmoi Dukagjinin në fitoren e madhe ndaj Gjilanit duke e shënuar golin e tre pikëve në minutat shtesë të lojës pasi e mori një top të mirë nga Altin Merlaku, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi mori çmimin “Ylli i Javës”, Neziri u shpreh për vlerësimin si më i miri i xhiros dhe për faktin që skuadra e tij e mbylli stinorin me fitore.

“Është kënaqësi e veçantë të shpallesh ‘Ylli i javës’. Ky është çmimi im i parë si lojtar i KF Dukagjini. Ky sezon ka shkuar mirë për ekipin tonë, por shpresoj që sezoni pranveror do të jetë edhe më i mirë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për përkrahjen dhe ju premtoj që do të vazhdojmë të punojmë ndeshje pas ndeshje”, tha Faton Neziri për faqen zyrtare të FFK-së. /Gazeta Express/