string(88) "14-kerkesat-drejtuar-qeverise-sindikata-e-policise-thote-se-per-kete-vit-ska-me-protesta"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2023 16:24

14 kërkesat drejtuar Qeverisë, Sindikata e Policisë thotë se për këtë vit s’ka më protesta

Lajme

Gazeta Express

15/12/2023 16:24

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës është mbledhur sot, ku ka diskutuar lidhur me protestën e mbajtur më 9 dhjetor bashkë me Njësinë më Elitare të Policisë, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e sindikatës është lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë protest tjetër të Policisë, shkaku që është fundi i vitit dhe për shkak të festave, raporton Express.

“Ndërsa për hapat tjerë, Këshilli Drejtues vendosi që në muajin Janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social. Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, NjSI dhe Sindikata ka protestuar para Qeverisë, të shtunë e kaluar, ku kanë paraqitur 14 kërkesa.