Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen katër persona - Gazeta Express
string(50) "aksident-i-rende-ne-komoran-lendohen-kater-persona"

Lajme

Gazeta Express

14/12/2023 8:39

Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen katër persona

Lajme

Gazeta Express

14/12/2023 8:39

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në Komoran, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi një veturë e ka goditur një veturë tjetër që ishte e ndalur në shiritin emergjent.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

“Komoran /13.12.2023-18:20. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/