Kryesuesit e kuvendeve komunale kërkojnë informacione nga KQZ për kërkesën për peticion - Gazeta Express
string(87) "kryesuesit-e-kuvendeve-komunale-kerkojne-informacione-nga-kqz-per-kerkesen-per-peticion"

Lajme

Gazeta Express

13/12/2023 16:27

Kryesuesit e kuvendeve komunale kërkojnë informacione nga KQZ për kërkesën për peticion

Lajme

Gazeta Express

13/12/2023 16:27

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion dje ka pranuar tri kërkesa të ndara nga kryesuesit e kuvendeve komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Ai ka thënë se përmbajtja e kërkesave është e njëjtë.

Elezi tha se tre kryesuesit kanë kërkuar nga KQZ që të ofrojnë informata zyrtare për anëtarët e grupit iniciues se a janë votues të komunave përkatëse dhe informata për numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna që të mund të llogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20 për qind.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar në adresën zyrtare tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Përmbajtja e këtyre tri kërkesave është e njëjtë. Së pari, të tre Kryesuesit e Kuvendeve Komunale kanë kërkuar nga KQZ, që t’i ofrojmë informatat zyrtare për anëtarët e grupit inicues se a janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, të njëjtit kanë kërkuar që t’i ofrojmë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%.”

Ai ka thënë se brenda pesë ditëve do të japin përgjigje.

“Mund t’iu konfirmoj se këto kërkesa janë duke u trajtuar dhe brenda afatit 5 ditor do të përgjigjemi. Për këto përgjigje, do të bashkëpunojmë edhe me Agjencinë për Regjistrimin Civil pasi lista votuese buron nga ekstrakti i Regjistrit Qendror Civil.”