Kane: Ishte e çuditshme të kthehesha në Angli si lojtar i një skuadre tjetër - Gazeta Express
string(75) "kane-ishte-e-cuditshme-te-kthehesha-ne-angli-si-lojtar-i-nje-skuadre-tjeter"

Futboll

Gazeta Express

13/12/2023 13:51

Kane: Ishte e çuditshme të kthehesha në Angli si lojtar i një skuadre tjetër

Futboll

Gazeta Express

13/12/2023 13:51

Harry Kane thotë se u ndie çuditshëm mbrëmë kur u rikthye në Angli për të luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United.

Sulmuesi anglez u ndie kështu pasi ishte mësuar gjithmonë të luante për Tottenhamin kundër ekipeve kundërshtare të Premierligës.

Gjithashtu, përfaqësuesi anglez e komentoi edhe fitoren 1:0 të regjistruar në “Old Trafford” me “Djajtë e Kuq”, shkruan “Gazeta Express”.

“Këto ditë kemi thënë se do të vinim këtu për të demonstruar vendosmëri, pasion dhe energji dhe besoj që ia dolëm. E kontrolluam lojën. Është e bukur ta arrinim këtë fitore dhe ta mbyllnim mirë fazën e grupeve”, deklaroi Kane për “Prime Video”.

“Ishte mjaft e çuditshme të kthehesha në Angli si lojtar i Bayernit. Jemi të kënaqur me atë se si shkoi faza e grupeve për ne”, vazhdoi ai.

“Tri ndeshja pa shënuar? Ndonjëherë kalon nëpër momente që nuk arrin topi, ndërsa më pas të tjera kur gabon ose e qëllon shtyllën. Është pjesë integruese e të qenit sulmues. Më duhet vetëm të kem durim, të vazhdoj ta bëj atë që po e bëj. E di se në këtë skuadër do të kem mundësi dhe do të jem i gatshëm t’i shfrytëzoj”, përfundoi Kane. /Gazeta Express/