Nuk është thjeshtë një Pazar, por një oazë e mbushur me llojshmëri të frutave dhe perimeve të freskëta, me një shërbim dhe eksperiencë të veçantë për të gjithë konsumatorët. Pazari i ri do të jetë një udhëtim në shijen dhe bukurinë e produkteve të freskëta në një hapësirë prej 1580 metra katrorë të deposë dhe 2000 metra hapësirë parkingu , i realizuar sipas standardeve më të fundit në tregtinë moderne për të ofruar një ambient modern dhe miqësor, të mirë organizuar e që klientët të ndihen rehat, si dhe t’ju krijohet një përvojë e veçantë e blerjes.

Për bizneset që kërkojnë të ofrojnë produkte të freskëta dhe cilësore, Pazari i Ri është destinacioni ideal. Nga kafetë dhe restorantet deri te bizneset e kateringut, Pazari i ri ofron një gamë të gjerë të frutave dhe perimeve lokale si dhe produkteve ekzotike të importuara, gjë kjo që plotëson nevojat e secilit klient. Bashkëpunimi i ngushtë me prodhuesit lokalë, si dhe fermerët e zonës siguron që çdo produkt të jetë i rritur me kujdes, i kontrolluar sipas standardeve më të larta për t’ju sjell cilësinë më të lartë.

Ne nuk jemi thjesht një furnizues, jemi një partner i fuqishëm për bizneset që vlerësojnë cilësinë dhe freskinë. Angazhimi ynë për të kultivuar një partneritet të qëndrueshëm, padyshim do jenë çmimet konkuruese, ofertat më të mira dhe cilësore, zbritjet sezonale dhe ofertat e blerjeve me shumicë.

Ejani në Pazarin e Ri, ku cilësia e frutave dhe perimeve do bëhet stil jetese dhe ku ofrimi për bizneset është një angazhim i vazhdueshëm për cilësi dhe shërbim të shkëlqyeshëm, në çdo arkë dhe paletë.
Mirë se vini në botën e jashtëzakonshme të frutave të Pazarit të Ri nga data 8 dhjetor.
https://www.facebook.com/pazariirii
