Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka - Gazeta Express
string(66) "apeli-i-gjkko-le-ne-fuqi-denimin-per-ish-gjyqtaren-mimoza-margjeka"

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2023 11:55

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Shqiperi

Gazeta Express

12/12/2023 11:55

Apeli i Posaçëm ka konfirmuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg të gjyqtares, Mimoza Margjekaj. Ajo akuzohet për korrupsion, pasi hetimet provuan marrjen e një ryshfeti prej 6 mijë euro nga një i arrestuar për trafik klandestinësh. Por, dënimi u konvertua në 3 vite shërbim prove dhe 5 vite heqje e të drejtës të funksioneve publike.

Bashkëshorti i saj Arben Cara akuzohet si ‘ndërmjetës’, pasi ishte ai që mori paratë. Edhe për bashkëshortin e gjyqtares Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO duke konfirmuar burgimin me 4 vite, të cilat do të kryehen në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.C., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319/ç – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim”, thuhet ne njoftimin zyrtar.