Pejë, një 23 vjeçare me probleme mendore dyshohet se është dhunuar
Lajme
Gazeta Express
11/12/2023 9:07
Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se është dhunuar në Pejë.
Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë
Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai tha se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve.
“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të
viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga
Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për
identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë
kryer këtë vepër penale”, u shpreh ai.