Rama: Shqipëria, mbështetje Kosovës për të përafruar legjislacionin me BE-në
Shqiperi
Gazeta Express
08/12/2023 20:12
Nga Kongresi i PS, Kryeministri Edi Rama
u shpreh sot se Shqipëria do të ndihmojë bujarisht edhe Kosovën në procesin e
përafrimit të legjislacionit me BE-në, edhe pse ende nuk është një vend
kandidat në BE.
Sipas tij, “Shqipëria jo vetëm do ta
bëjë procesin e përfarimit të legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më
shpejt se vendi që i ka bërë më shpejt deri tani”.
“Dhe bujarisht do të ndihmojmë edhe
Kosovën, që ende nuk është kandidat, por askush nuk e pengon dot që ta nisë
mbivendosjen e legjislacionit dhe të jetë de facto një shtet që në legjislacion
funksionon si një vend i BE-së”, theksoi ai.