A ka pasur dorëheqje të policëve që kanë përdorur “SKY”? Përgjigjet Rrumbullaku
Shqiperi
Gazeta Express
07/12/2023 12:45
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka
dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë një bilanc të punës në
terren të forcave të rendit.
Sipas Rrumbullakut, policia është një partner i besueshëm. Ai tha se
deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur një punonjës i policisë të japë
dorëheqje, për shkak të rregullores së vendosur, që të gjithë
punonjësit me uniforma të largohen nëse kanë folur me SKY apo EncroChat.
“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet
kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të
përdorimit të SKY, s’ka të tilla”, tha ai.