Granit Plava, i dyshuari për vrasjen e Liridonës me porosi të Naim Murselit mbrohet në heshtje, avokatët s'japin detaje - Gazeta Express
string(116) "granit-plava-i-dyshuari-per-vrasjen-e-liridones-me-porosi-te-naim-murselit-mbrohet-ne-heshtje-avokatet-sjapin-detaje"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2023 10:29

Granit Plava, i dyshuari për vrasjen e Liridonës me porosi të Naim Murselit mbrohet në heshtje, avokatët s’japin detaje

Lajme

Gazeta Express

03/12/2023 10:29

Avokatët Ahmet Gjinovci dhe Skënder Gojani e dy të dyshuarve, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt, s’janë deklaruar për media pas seancës së parë dëgjimore ku para gjykatës doli edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Gojani njoftoi vetëm që klienti i tij, Granit Plava, është mbrojtur në heshtje, raporton T7.

“Ne i paraqitem pretendimet tona, tash pritet vendimi”, ka thënë shkurt njëri nga avokatët, derisa refuzuan të flasin më gjatë para gazetarëve.

Ndërkaq, Naim Murseli i është shmangur mediave dhe ka hyrë në gjykatë nga një hyrje tjetër.