Filmi i ri i Scott, ‘Napoleon’ mes polemikave - Gazeta Express
string(42) "filmi-i-ri-i-scott-napoleon-mes-polemikave"

Arte

Gazeta Express

30/11/2023 16:09

Filmi i ri i Scott, ‘Napoleon’ mes polemikave

Arte

Gazeta Express

30/11/2023 16:09

Filmi i ri i Ridlli Skot, “Napoleon”, është lansuar dhe së shpejti pritet të arrij edhe në kinematë tona. Rrëfimi i jetës së Napoleon Bonapart, perandori i Francës që u ngjit në majat e pushtetit pas Revolucionit Francez dhe që pushtoi gjysmën e Evropës, është një detyrë e frikshme për çdo regjisor. Dhe, si me çdo film tjetër të Ridlli Skot, edhe në këtë rast ka arsye për të qenë si entuziast edhe i trembur.

Filmi përmban si substancën historike edhe atë epike që është e domosdoshme duke parë gjatësinë e tij, plot 2 orë e 37 minuta dhe ofron të shtëna të vërteta topi, dyluftime që nuk kursehen dhe një kolonë zanore të bukur.

Sidoqoftë figura e Bonapart, i interpretuar nga aktori Hakuin Feniks, mbetet një mister dhe po ashtu ajo e Zhozefinës, e luajtur nga e mrekullueshmja Vanesa Kirbi.

Por filmi mbi një figurë kaq të njohur historike nuk përbën ndonjë risi të veçantë, pasi pasioni i Skot për Napoleonin daton që në filmin e tij të parë të vitit 1977, “Duelistët”, që rrëfen luftërat e epokës napoleonike.

Megjithatë, edhe ky prodhim mund të konsiderohet si kryevepra më e fundit e karrierës së regjisorit të njohur, pavarësisht se sipas kritikëve, ndonjëherë merr tiparet e një filmi komik pasi tregon historinë e një njeriu shtatshkurtër, herë ambicioz dhe herë fëmijënor.

Por Skot u është përgjigjur kritikëve, të cilët kanë shpërthyer ndaj filmit. Edicioni francez i revistës “Xhi Kju” e cilësoi atë si “të ngadaltë, jo origjinal dhe qesharak”. Ndërsa gazeta “Le Figaro” e përshkroi filmin me titullin “Barbi dhe Ken nën hijen e Perandorisë”.

Për t’i hedhur pak më shumë benzinë zjarrit, biografja e Napoleon, Patris Zhenifej, përmes një artikulli në të përditshmen “Le Point”, e cilësoi filmin si “shumë anti-francez dhe shumë pro-britanik”.

Nga ana e tij, Skot u përgjigj në një intervistë për BBC duke thënë: “Janë francezët që nuk pëlqejnë vetëveten”