Vrasja e vitit 2010 në diskotekën në Pejë, Gjykata e liron nga akuzat Granit Elshanin - Gazeta Express
string(84) "vrasja-e-vitit-2010-ne-diskoteken-ne-peje-gjykata-e-liron-nga-akuzat-granit-elshanin"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2023 15:42

Vrasja e vitit 2010 në diskotekën në Pejë, Gjykata e liron nga akuzat Granit Elshanin

Lajme

Gazeta Express

30/11/2023 15:42

Gjykata Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit, i cili akuzohej për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pautorizuar të armëve”, raporton Express.

Sipas njoftimit të Gjykatës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale si në aktakuzë.

Elshani akuzohej se “me datën 02 janar 2010, rreth orës 22:45 minuta, në Pejë, në diskotekën “C.C.”, e cila gjendet në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin V.K., ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B.Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A.B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë. Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës “C.C.”, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H.B.”.

Ndryshe, lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore në Pejë, më 30 maj të vitit 2018, ka shqiptuar 25 vjet burgim, ndaj Granit Elshanit.

Kurse, Apeli kishte anuluar aktgjykimin në fjalë, duke miratuar ankesën e mbrojtësit të mëparshëm të akuzuarit Granit Elshani, avokati Ndrecë Dodaj, për shkak se aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim jo të plotë të gjendjes faktike.

Gjykata e shkallës së dytë kishte vlerësuar se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë, është në kundërshtim me vetveten dhe me arsyetimin e aktgjykimit dhe nga provat e administruara ka kundërthënie në mes dëshmive të dëshmitarëve rreth përshkrimit të personit i cili ka shtënë me armë.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit G.E., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohej për veprat penale, “Vrasja e rëndë”, “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës..

Trupi gjykues së bashku me kryetarin e kësaj trupe, Sulltan Dobraj, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, adresimin e rekomandimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale si në aktakuzë.

I pandehuri G.E., akuzohej se “me datën 02 janar 2010, rreth orës 22:45 minuta, në Pejë, në diskotekën “C.C.”, e cila gjendet në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin V.K., ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B.Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A.B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë. Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës “C.C.”, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H.B.”.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement