Kryetari i Deçanit: Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Qazim Alajt - Gazeta Express
string(70) "kryetari-i-decanit-trondites-lajmi-per-vdekjen-tragjike-te-qazim-alajt"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 18:11

Kryetari i Deçanit: Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të Qazim Alajt

Lajme

Gazeta Express

29/11/2023 18:11

Për vdekjen e Qazim Alajt nga Deçani, ka njoftuar para pak minutash edhe kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj ka shprehur ngushëllime për familjen Alaj e për miqtë që e kanë njohur Qazim Alajn.

“Tronditës dhe pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta tragjikisht, i të riut Qazim Alaj nga fshati Dranoc i Deçanit!Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Alaj, miqtë dhe gjithë ata që e njohën!Ngushëllimet më të sinqerta! Zoti ju dhashtë forcë!BR”, ka shkruar ai./Express/