Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas arrestimit të kryetarit dhe pesë aktivistëve të tjerë të kësaj partie pas përplasjeve me policinë në zhvillimin e një aksioni kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Krasniqi shkroi në Facebook se kryeministri Albin Kurti po e mbron “me dhunë” Gjykatën Speciale.
“Krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron sot atë gjykatë: me dhunë e arrestime!”, shkroi ai.
Përveç Molliqajt, Policia i arrestoi edhe Nol Nushin, Zgjim Hysenin, Korab Korqën, Agron Kabashin dhe Gent Brahimin.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...