Blerim Latifi e Visar Berisha janë përplasur në Pressing teksa po debatonin për temën e Bashkimit Kombëtar.
Në një moment, Latifi i tha Berishës që “ju doni union me Serbinë”, e ky i tha “kjo është e turpshme prej teje”.
Pjesë nga debati mes tyre:
Visar Berisha: Me ndërtu një profesor fakulteti një nekrolog për Republikën e Kosovës është më se e dhimbshme.
Blerim Latifi: Ti qenke dogmat i çuditshëm dhe interpretimin tond po e absolutizojshe.
Blerim Latifi: Interpretimi yt është gabim. Ti po ma quan idenë e Republikës së Kosovës, republikë në Jugosllavi.
Visar Berisha: Jo jo gabove, po tenton me kthy një top të kundërt. Nuk shkon ky ping-pong.
Blerim Latifi: Ju Kosovo-centristat më shumë e doni unionin me Serbinë, Republika e Kosovës union me Serbinë se me bashkimin.
Visar Berisha: Kjo është e turpshme prej teje.
Visar Berisha: Ti je mësu me bë defatoren këtu.
Blerim Latifi: Federatë me Serbinë.
Visar Berisha: Atë federatë e bën ti.