Ishujt Faroe nuk kanë pothuajse asnjë pemë.
Sipas Enciklopedisë Britanika, rrethanat mjedisore dhe klimatologjike nuk janë
ideale për rritjen e pothuajse çdo lloji peme.
Kjo vjen kryesisht për shkak të verës së
ftohtë, erërave të forta perëndimore dhe stuhive të shpeshta që shkatërrojnë
arkipelagun.
Në ishujt Faroe, ajri ushqehet me kripësinë e
detit, gjë që kontribuon në vështirësinë e rritjes dhe mbijetesës së pemëve.
Gjithsesi, në këtë shtet janë mbjellë disa pemë rezistente, por kjo është bërë
në plantacione të mbrojtura.
Ishujt Faroe janë një shtet në Atlantikun e
Veriut, të vendndodhur midis Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Islandës.