Democracy Plus: Anëtarja e OShP'së u shkarkua në mënyrë të pazakontë - Gazeta Express
string(66) "democracy-plus-anetarja-e-oshpse-u-shkarkua-ne-menyre-te-pazakonte"

Lajme

Gazeta Express

22/11/2023 15:39

Democracy Plus: Anëtarja e OShP’së u shkarkua në mënyrë të pazakontë

Lajme

Gazeta Express

22/11/2023 15:39

Sot përmes një konference për shtyp, organizata Demokraci Plus ka publikuar analizën e shkurtër në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të agjencive të pavarura, në theks të veçantë Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Në këtë raport është sqaruar procedura se si mund të shkarkohet një anëtar i një agjencie të pavarur, në rastin konkret një anëtar i OShP-së, duke u bazuar në ligjet sektoriale (Ligjin për Prokurimin Publik) dhe Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura.

Nëpërmjet konferencës për media, janë prezantuar edhe disa rekomandime kyçe që dalin nga analiza, ku në theks të veçantë i kërkohet Qeverisë dhe Kuvendit që inicimi i shkarkimit të anëtarëve të këtyre agjencive të bëhet vetëm sipas ligjit sektorial ose ligjit që e themelon atë agjenci.

Kujtojmë se, Kuvendi i Kosovës, më 13 korrik të këtij viti, me 58 vota për kishte shkarkuar anëtaren e bordit të OSHP-së, Kimete Gashin, pa pasur ndonjë vendim nga gjykatat kompetente, por kishte vetëm një vendim nga propozim/vendim nga Qeveria e Kosovës.

Aso kohe, në Komisionin për Buxhet nuk kishte kaluar rekomandimi që Kimete Gashi të shkarkohet nga pozita e anëtares së bordit të OSHP-së..

Vendimi I Kuvendit për shkarkimin e Gashit, u kontestua edhe në Gjykatën Kushtetuese nga Lidhja Demokratike e Kosovës për vlerësim të kushtetuetshmërisë dhe ligjmërisë së ati vendimi. Nga ajo kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ende një vendim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement