Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës sipas raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se ka ritëm të fuqishëm të progresit ekonomik.
Kurti ka thënë se kjo është rezultat i eksportit të shërbimeve si TIK’u.
Po ashtu ka thënë se Qeveria e tij ka bërë punë të mirë edhe në aspektin e energjisë.
”Raporti thekson se ‘rritja ekonomike e Kosovës vazhdon me një ritëm të fuqishëm’, e udhëhequr nga eksporti i shërbimeve të tilla si TIK, ndërsa vlerëson nisjen e strategjisë sonë të energjisë. Për më tepër, Kosova tregon një nga kërcimet më të larta në nivelin e kënaqësisë nga jeta në krahasim me vitin 2016”, ka shkruar Kurti në platformën X, të martën. /Gazeta Express
Today's @EBRD report states that 🇽🇰's 'economic growth continues at a robust rate,' led by the export of services such as ICT, while commending the launch of our energy strategy. Additionally, 🇽🇰 shows one of the highest jumps in the level of life satisfaction compared to 2016.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 21, 2023